Tragjedi në teatër/ Rrëzohet skena, humb jetën një vajzë, dhjetëra fëmijë plagosen (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 16:12 29-05-2019 Tragjedi në teatër/ Rrëzohet skena, humb jetën një vajzë, dhjetëra fëmijë plagosen (VIDEO)

Një vajzë 14-vjeçare humbi jetën ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën nga shembja e skenës në një teatër në Kinë.

Në qytetin e Xianxu në teatrin Golden Daffodil disa fëmijë të mitur po praktikoheshin për një shfaqje që do të jepnin.

Në momentin që fëmijët dhe mësuesit praktikoheshin, çatia e teatrit u shemb duke shkaktuar kaos dhe panik. Menjëherë të pranishmit u përpoqën të ndihmonin fëmijët e plagosur. Për fat të keq një vajzë 14 –vjeçare humbi jetën ndërsa dhjetëra fëmijë u transportuan në spital.

Shfaqja u anullua dhe tani autoritetet vendase po hetojnë shkakun e aksidentit.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022052049636841
array(1) { ["section"]=> string(92) "tragjedi-ne-teater-rrezohet-skena-humb-jeten-nje-vajze-dhjetera-femije-plagosen-video-166172" }