Tragjedi në Tiranë, vdes nëna me foshnjën në maternitetin "Koço Glozheni". Familjarët akuzojnë mjekët

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:32 17-09-2016 Tragjedi në Tiranë, vdes nëna me foshnjën në maternitetin

Një tragjedi ka ndodhur në maternitetin e Tiranës, “Koço Glozheni” ku nëna dhe foshnja e saj kanë ndërruar jetë. Nëna Aida Çajka 35 vjeç është paraqitur mbrëmjen e dy ditëve më parë rreth orës 21:30 në maternitet por ka humbur jetën dje në mëngjes ndërsa foshnja e saj ka humbur jetën gjatë lindjes. Sipas familjarërve, gjatë gjithë natës nëna leonë është sorollatur sa te urgjenca në maternitet. Familjarët e nënës nga Bathorja akuzojnë mjekët për kompleksin e problemeve të 35 vjeçares. “Vajza nuk mori ndihmë, vdiq sot në mëngjes. Mjekët dyshuan për zemrën pastaj për ftohje. Vajza u sorollat nëpër spitale. Vajzën e çuam në QSUT dhe në Sanatarium”, janë shprehur dje familjarët e 35 vjeçares. E ndjera u sorollat në tre spitale: QSUT, Sanatorium dhe maternitet. Ministria e Shëndetësisë reagoi orë më vonë duke deklaruar se gruaja kishte pësuar hemorragji masive në shpretkë.

Rrëfimi i kunatit:

"Pati komplikacione në shtëpi, dhe për 10 minuta kemi ardhur në urgjencë. E kemi sjellë këtu por urgjenca ishte e mbyllur me kyç dhe kemi pritur 20 minuta derisa infermierja hapi derën. Infermierja mori një doktoreshë dhe për rreth 30 minuta erdhën një mjeke dhe një mjek. Na thanë se nuk është për këtu por për në QSUT, pa i bërë asnjë ekzaminim. E pyes doktoreshën dhe më thotë se nuk ka asnjë problem.

Shkojmë te QSUT dhe gjysmën e ekzaminimeve i kemi bërë në mënyrë private te Amerikani dhe ajo doli e pastër, nuk vuante nga zemra. Në orën 02:00 me ambulancën e Senatoriumit dhe kemi nejt 20 minuta se nuk kishte barrelë dhe as oksigjen. Mbas dy orëve ka ardhur mjeku, rreth orës 05:00 të mëngjesit erdhi kirurgu.

Në 05:00 mblidhen doktorët që fëmija është I vdekur, por të shpëtojmë të madhin. Pastaj bënë ekon pasi u sorollatëm në gjithë Tiranën."

 kun.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031458854675293
array(1) { ["section"]=> string(103) "tragjedi-ne-tirane-vdes-nena-me-foshnjen-ne-maternitetin-koco-glozheni-familjaret-akuzojne-mjeket-53186" }