TRAGJEDI/ Përmbyset varka në Atlantik, humbin jetën 62 emigrantë, mes tyre edhe fëmijë

Publikuar tek: bota, më 17:51 06-12-2019 TRAGJEDI/ Përmbyset varka në Atlantik, humbin jetën 62 emigrantë, mes tyre edhe fëmijë Foto ilustruese

Sipas Agjensisë së OKB për Emigracionin, një varkë që po transportonte 150 emigrantë u përmbys në Oqenain Atlantik pranë Mauritanisë, duke shkaktuar 62 viktima e mes tyre edhe fëmijë.

Bëhet me dije se të mbijetuarit e kësaj tragjedie arritën të notojnë në drejtim të bregut pët t'i shpëtuar vdekjes dhe aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ata kishin dalë në det që në 27 nëntor, kur varka e tyre u përplas me një shkëmb duke u fundosur në ujërat e trazuar.

'Ishin shumica emigrantë të paligjshëm nga Gambia që përpiqeshin të arrinin Spanjën', tha në një deklaratë zyrtare Ministria e Brendshme e Mauritanisë.

Udhëtimi përmes ujërave nga Afrika Perëndimore drejt Evropës ishte dikur një nga trajektoret kryesore për emigrantë që kërkonin punë dhe një jetë më të mirë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01934289932251
array(1) { ["section"]=> string(90) "tragjedi-permbyset-varka-ne-atlantik-humbin-jeten-62-emigrante-mes-tyre-edhe-femije-188623" }