Tragjedi, përmbytet varka e peshkimit, vdesin 21 persona, mes tyre dhe një grua shtatzënë

Publikuar tek: bota, më 12:57 23-09-2017 Tragjedi, përmbytet varka e peshkimit, vdesin 21 persona, mes tyre dhe një grua shtatzënë

Të paktën 21 persona mes tyre dhe një grua shtatzënë, kanë humbur jetën pasi një varkë peshkimi që mbante emigrantë u mbyt në brigjet e Detit të Zi në Turqi mbrëmjen e djeshme, raportojnë rojet bregdetare të vendit.

Varka u përmbyt në afërsi të bregut të Kefken në Turqinë Veri-Perëndimore. Një nga rojet bregdetare tha se 40 persona të tjerë u shpëtuan.

Nuk dihet kombësia e personave që ndodheshin në varkë, apo se për ku ishin nisur, shkruan thestar, raporton newsbomb.al.

Skuadrat e shpëtimit po kërkojnë për 5 persona të tjerë që janë deklaruar të humbur. Në operacionin e shpëtimit kanë marrë pjesë varka dhe anije, si dhe një avion dhe helikopter.

Kohët e fundit është rritur shumë numri i emigrantëve që nisen nga Turqia me qëllim që të ikin në Rumani përmes Detit të Zi.

Këtë muaj, rojet bregdetare në Rumani shpëtuan një grup me 157 emigrantë nga Iraku dhe Irani, 56 prej të cilëve ishin fëmijë, nga mbytja e varkës në Detin e Zi.

Në vend ti dërgojnë emigrantët nga toka nga Turqia për në Bullgari ose Serbi, trafikantët po i çojnë me varkë për në Rumani. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zyrtari rus: Trump dhe Kim Jong po “luajnë” si dy fëmijë kopështi
Melania Trump një zonjë e vërtetë, mbjell kopshtin në Shtëpinë e Bardhë (FOTO-VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.011198043823242
array(1) { ["section"]=> string(92) "tragjedi-permbytet-varka-e-peshkimit-vdesin-21-persona-mes-tyre-dhe-nje-grua-shtatzene-93398" }