TRAGJEDI: “Shumë të vdekur, shumë...” Orteku shkatërrues në Itali zhduk gjithë stafin dhe klientët e hotelit (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 10:07 19-01-2017

Një ortek i fuqishëm u raportohet të kishte rënë mbrëmë në një zonë turistike të Peskarës në Itali duke goditur një hotel.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i provincës së Peskarës, Antonio Di Marco, i cili njoftoi se ekipet e emergjencës janë nisur drejt vendngjarjes. Ndërsa sot raportohet se bëhet fjalë për shumë viktima.

Mediat raportojnë se i gjithë stafi dhe klientët e hotelit "Rigopiano" të goditur nga orteku në zonën Gran Sasso, janë zhdukur.

“Ka shumë të vdekur, shumë..." thotë Antonio Crocetta, kreu i një grupi të policisë Alpine që ishte duke u përpjekur të shkonte në hotelin ku ka ndodhur ngjarja.

Katër ekipet e shpëtimit janë ende duke u përpjekur për të shkuar në hotel, një detyrë që sa vjen e bëhet më e vështirë për shkak të orteqeve të dëborës.

Besohet se të paktën 20 kilentë dhe 7 persona nga stafi ndodheshin në hotel në momentin e goditjes nga orteku.

Gjatë ditës së djeshme Roma u godit nga tre tërmete të fuqishme.

tw.jpg

 Si dukej hoteli para se ta zinte orteku: Foto " La Reppublica"

{gallery}Hoteli{/gallery}

tw1.jpg

k1.jpg

k2.jpg

k3.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025102853775024
array(1) { ["section"]=> string(113) "tragjedi-shume-te-vdekur-shume-orteku-shkaterrues-ne-itali-zhduk-gjithe-stafin-dhe-klientet-e-hotelit-video-65982" }