Tragjedi, vritet me armë në derë të shtëpisë futbollisti i njohur Henriquez

Publikuar tek: bota, më 22:48 16-04-2017 Tragjedi, vritet me armë në derë të shtëpisë futbollisti i njohur Henriquez

Tjetër tragjedi në botën e futbollit. Amilcar Henriquez, futbollist i kombëtares së Panamasë u nda nga jeta në moshën 33-vjeçare pasi u qëllua me armë në provincën e Colon, në Panama ku edhe jetonte. Një person i armatosur i qëlloi disa herë ndërsa mesfushori ishte duke dalë nga banesa e tij.

Gjatë sulmit mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë, ndërsa Henriquez vdiq ndërsa ishte duke u transportuar për në spital.  Futbollisti që luan në nivel klubesh me Arabe Unido, numëronte 75 prezenca me Kombëtaren e Panamasë.

Ai kishte debutuar me Panamanë në 2005 dhe ka luajtur në eliminatoret e fushatës për Rusi 2018 ku ishte prezent në fushë edhe në barazimin 1-1me Shtetet e Bashkuara të Amerikës muajin e kaluar. Futbollisti ishte rikthyer në klubin ky nisi karrierën Arabe Unido vitin e shkuar, pasi në karrierën e tij kishte luajtur edhe me klube më prestigjioze si America Cali, Real Cartagena, apo Indipendiente Medellin.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013236999511719
array(1) { ["section"]=> string(80) "tragjedi-vritet-me-arme-ne-dere-te-shtepise-futbollisti-i-njohur-henriquez-75399" }