Tragjedia ajrore në Etiopi, Kosova ndalon fluturimet e 'Boeing 737-8 MAX'

Publikuar tek: rajon, më 07:38 13-03-2019 Tragjedia ajrore në Etiopi, Kosova ndalon fluturimet e 'Boeing 737-8 MAX'

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar fluturimet e të gjithë avionëve“Boeing 737-8 MAX” si dhe “Boeing 738-9 MAX”, mbi hapësirat ajrore të republikës.

“Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës, informon të gjithë qytetarët se drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil, përkohësisht ka ndaluar të gjitha operimet e tipave të aeroplanëve ‘Boeing 737-8 MAX’ si dhe ‘Boeing 738-9 MAX’, mbi hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës, për shkak të hetimeve në vazhdim lidhur me pajisjet e mjeteve ajrore ‘Boeing 737-8 MAX’ dhe ‘Boeing 738-9 MAX’. Kjo ndalës hyn në fuqi menjëherë dhe vazhdon deri në njoftimin e rrudhës”, thuhet në njoftim.

Po ashtu edhe shtetet e BE-së kanë ndaluar fluturimin e aeroplanëve “Boeing 737-8 MAX” si dhe “Boeing 738-9 MAX”, mbi hapësirat ajrore evropiane.

Ky vendim është marrë pak ditë nga rrëzimi i avionit të këtij lloji me 157 persona në bord në Etiopi. Ndërkaq, nuk është hera e parë që "Boeing 737-8 MAX” shkakton tragjedi ajrore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.039766073226929
array(1) { ["section"]=> string(77) "tragjedia-ajrore-ne-etiopi-kosova-ndalon-fluturimet-e-boeing-737-8-max-156227" }