Tragjedia e fëmijës sirian 3 vjeçar, mediat kanadeze: Orët e tmerrit në mes të detit dhe shpëtimi i babait

Publikuar tek: aktualitet, më 12:22 03-09-2015 Tragjedia e fëmijës sirian 3 vjeçar, mediat kanadeze: Orët e tmerrit në mes të detit dhe shpëtimi i babait Faqa e pare e gazetes kanadeze qe tregon historine

Aylan, djali i vogël foto e të cilës po bën xhiron e botës, së bashku me vëllain dhe nënën kishin kërkuar më parë azil në Kanada, sipas Le Monde. Ai në fotot e shpërndara dje, u gjet i mbytur në bregun e detit ndërmjet Greqisë dhe Turqisë, në Bodrum. 

Familja e Aylan Kurdi, kishte kryer tentative dëshpëruese për azil. Kërkesa ka ndodhur në qershor, sipas të përditshmes kanadeze Ottaëa Citizen.

Sipas medias turke, tre anëtarët e kësaj familjeje, Aylan 3 vjeç, vëllai i tij Galip 5 vjeç dhe nëna e tyre Rehan 35 vjeç, u gjendën të mbytur.

Në total, ishin 30 persona që janë mbytur pasi barka e tyre u përmbys. Babai Abdullah i mbijetoi tragjedisë, dhe sipas të përditshmes kanadeze, ai do që trupat e tre familjarëve të tij të kthehen në Kobane, qyteti sirian që është pushtuar nga ushtarët.

Motra e Abdullah, Teema, është në Vankuver që prej 20 vjetësh dhe kishte tentuar që ti merrte ata si refugjatë gjatë gjithë kohës. Por nuk kishte pasur sukses. Gazeta kanadeze thotë se janë autoritetet turke ato që janë përgjegjëse për këtë refuzim, pasi nuk u kanë dhënë autorizimet për daljen nga vendi.

“I përfshiva të gjithë, miq e shokë për të bërë të mundur garancitë bankare, por ata nuk e lanë të dalin. Dhe për këtë arsye ata hipën në anije” tregon motra e Abdullah, Teema.

Sipas Jenan Moussa, një gazetare e kanalit televiziv Al Aan me qendër në Dubai, babai ishte berber në Damas, më pas ishte larguar në Turqi, por mblidhte para sa për të jetuar dhe për të shkuar në Kanada.

Familja paguajti 4000 euro për të kaluar, dhe kjo nuk ishte tentative e parë. Ata u gjenden në një barkë pesë metra që transprotonte 12 persona. Kur deti u trazua së tepërmi, “skafistët turkë e lanë anijen, duke lënë pasagjerët në fatin e tyre”. Gazetarja, sipas burimeve të saj thotë se gjithcka ka ndodhur brenda 1 ore. “Familja u afrua në qendër të varkës. Abdullah u përpoq që të mbante afër dy djemtë dhe gruan e tij, por mandej ata u përfshinë nga dallgët” vazhdon gazetarja. Babai, i vetmi i mbijetuar i familjes, kaloi më shumë se tre orë në ujë, pasi u arrit të merrej nga rojet bregdetare greke. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjykata belge pranon kërkesën e Mark Frrokut, deputeti do transferohet në Bruksel
Rudina Xhunga, “peng” i qëndrimeve të bashkëshortit apo vazhdon në Top Channel? »
Article Logic
Execution time: 0.014256954193115
array(1) { ["section"]=> string(110) "tragjedia-e-femijes-sirian-3-vjecar-mediat-kanadeze-oret-e-tmerrit-ne-mes-te-detit-dhe-shpetimi-i-babait-19869" }