Tragjedia e “Germanwings”, gjendet kutia e zezë e dytë, Lubitz kishte kërkuar në internet për metoda vetvrasëse

Publikuar tek: bota, më 15:35 02-04-2015 Tragjedia e “Germanwings”, gjendet kutia e zezë e dytë, Lubitz kishte kërkuar në internet për metoda vetvrasëse

Pas kërkimit 9 ditor në vendin e përplasjes së avionit të “Germanwings” në Alpet franceze, është gjetur edhe kutia e dytë e zezë e cila përmban informacione teknike të cilat mund të ndihmojnë hetimin e plotë të ngjarjes.

Kutia e parë e zezë regjistroi diskutimin mes dy pilotëve, duke qartësuar dyshimet se Lubitz e përplasi qëllimisht avionin me 150 pasagjerë në bord.

Por sipas raportimit të zyrës së Prokurorëve gjermanë, në kompjuterin përsonal në shtëpinë e Lubitz janë zbuluar informacione ku ai kishte kërkuar për metoda për vetëvrasje si dhe informacione në lidhje me derën e kabinës së pilotit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010851860046387
array(1) { ["section"]=> string(112) "tragjedia-e-germanwings-gjendet-kutia-e-zeze-e-dyte-lubitz-kishte-kerkuar-ne-internet-per-metoda-vetvrasese-7654" }