Tragjedia e “Germanwings”, “Turkish Airlines” u kërkon pilotëve të martohen

Publikuar tek: bota, më 17:35 17-04-2015 Tragjedia e “Germanwings”, “Turkish Airlines” u kërkon pilotëve të martohen

Një prej drejtuesve të kompanisë ajrore “Turkish Arlines” ka kërkuar sot nga pilotët beqarë të saj që të martohen sa më shpejtë. Kjo kërkesë vjen pas rrëzimit të avionit “Germanwings”, piloti i të cili për shkak të depresionit e rrëzoi atë.

“Mendoj se aksidenti ka ndodhur si pasojë e ndarjes së bashkëpilotit, që shkaktoi rrëzimin e avionit, nga e dashura e tij. Atëherë, ju lutem, miqtë e mi të shtrenjtë, këshillojmë pilotët tanë beqarë të martohen. Mënyra e jetës së pilotëve, burra apo gra ka një rëndësi shumë të madhe”, ka thënë Temel Kotil, transmetojnë mediat turke.

Bashkëpiloti i Airbus A320 të Germanwings, një filial i “Lufthansa”-s, që u rrëzua më 24 mars në Alpet franceze u akuzua për rrëzim të vullnetshëm të avionit ndërkohë që ai vuante nga probleme të rënda mendore. Mediat e huaja kanë raportuar se një prej shkaqeve që e kishin futur pilotin gjerman në depresion ishte ndarja nga e dashura e tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010917901992798
array(1) { ["section"]=> string(75) "tragjedia-e-germanwings-turkish-airlines-u-kerkon-piloteve-te-martohen-9045" }