Tragjedia e Italisë, Genova shpall dy ditë zie për 35 viktimat

Publikuar tek: bota, më 20:15 14-08-2018 Tragjedia e Italisë, Genova shpall dy ditë zie për 35 viktimat

Tragjedia e sotme e shënuar në Genova të Italisë ku u rrëzua ura njohur si Morandi, 100 metra e gjatë, pjesë e autostradës A10, ka tronditur jo vetëm Italinë por mbarë botën.

Mediat italiane raportojnë se Genova ka shpallur dy ditë zie për shkak të tragjedisë.

Nesër dhe pasnesër të gjitha institucionet publike në Genova do të ulin flamujt në  gjysmë shtizë në kujtim të viktimave të sotme.

Kujtojmë se shembja e urës në Genova mori jetën e 35 personave, ndër të cilët ishte një fëmijë, gjithashtu la dhjetëra të plagosur, si dhe dhjetë persona të tjerë janë shpallur të zhdukur.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089569091796875
array(1) { ["section"]=> string(68) "tragjedia-e-italise-genova-shpall-dy-dite-zie-per-35-viktimat-131133" }