Sot mbushen 21 vjet nga tragjedia e Otrantos ku humbën jetën 84 persona, mes tyre gra dhe fëmijë.
Data 28 mars, prej 21 vitesh tashmë kujtohet prej familjarëve të viktimave që përfunduan në fund të detit. Edhe këtë vit, familjarët kanë kujtuar të afërmit e tyre e shprehen se dhimbja është ende e madhe, duke kërkuar që shteti ti mbështesë, e të mos bëjë sehir.
“Faleminderit mediave, kjo dhimbje nuk iken. Shteti bën sehir, duam mbështetje”, shprehen familjarët për News 24.
Tragjedia e Otrantos nisi në bregun e Vlorës dhe përfundoi në thellësinë e Otrantos, kur anija me të cilën tentuan të largohen 120 persona nga Shqipëria, u godit nga një luftanije italiane, ku humbën jetën 84 persona.