'Tragjedia e Thumanës, krim shtetëror', Vasili: Objektet e dëmtuara duan vlerësim profesional, jo 'inxhinierin' Edi Rama

Publikuar tek: politike, më 11:15 10-12-2019 'Tragjedia e Thumanës, krim shtetëror', Vasili: Objektet e dëmtuara duan vlerësim profesional, jo 'inxhinierin' Edi Rama Petrit Vasili

Në një deklaratë për shtyp, zv.kryetari i LSI Petrit Vasili ka folur mbi pasojat fatale të tërmetit të 26 nëntorit duke drejtuar gishtin nga qeveria.

Sipas Vasilit, tërmeti i 21 shtatorit 'e paralajmëroi' qeverinë dhe kjo e fundit shfaqi një neglizhencë totale. Ai e konsideron tragjeninë e Thumanës, krim shtetëror.

'Tërmeti i 21 shtatorit u shtri në Tiranë, Durrës dhe zonja ministre e Arsimit mund ti kishte verifikuar këto objekte brenda 24 orëve dhe të shmangeshin humbjet njerëzore. Mund të evitohej tragjedia e Thumanës që ishte nje krim shtetëror.

Kryeministri vijon me misionin e njeriut që di gjithçka. Godina 6 katëshe e QSUT-së mbas verifikimit të Institutit të Ndërtimit në 30 nëntor është konkluduar e zeza në të bardhë; thotë të mos lejohet aktivitet në ambientet e dëmtuara deri në riparimin e dëmeve. Janë zbrazur vetëm dy kate të spitalit, në 4 të tjera vijon puna, kush e mban përgjegjësinë.

E njëjta situatë dhe me shkollat, dy ekspertiza dhe për shkollën Emin Duraku. Nuk mund të bëhen shaka të tilla me objekte kaq delikate ku shkojnë qindra fëmijë. Këta njerëz në qeveri nuk kanë asnjë lloj përgjegjshmërie.

Shaka të tilla me jetën e njerëzve, nuk mund të bëhen më. Projektet e rehabilitimit dhe garantimit të sigurisë duhet të ndërmerren nga një ekspertizë e kualifikuar. Shkollat dhe spitalet nuk kanë nevojë për ekspertizën e 'inxhinierit' Edi Rama, që të bëjë të njëjtën që gjë bëri me rehabilitimin e 'Bulevardit të Ri', e gjitha një fasadë, në sytë e qytetarëve.

Me llafe, batuta dhe shakatë pa kripë të Edi Ramës, këtu ku është, do vazhdojë të jetë Shqipëria. Shqiptarët janë tronditur fort pas kësaj tragjedie, dhe kanë nevojë për seriozitet nga kryeministri, qetësi psikologjike dhe shpirtërore', tha Vasili.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018835067749023
array(1) { ["section"]=> string(119) "tragjedia-e-thumanes-krim-shteteror-vasili-objektet-e-demtuara-duan-vleresim-profesional-jo-inxhinierin-edi-rama-188956" }