Tragjedia ku humbi jetën nëna me 2 vogëlushet SHQIPTARE, dënohet me 5 vite burg ish-kryebashkiakja italiane (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:43 24-03-2018 Tragjedia ku humbi jetën nëna me 2 vogëlushet SHQIPTARE, dënohet me 5 vite burg ish-kryebashkiakja italiane (DETAJE) Ne foto, babai gruaja që humbi jeten dhe dy vogelueshet e saj

Ish kryetarja e bashkisë së Genova Marta Vincenzi u dënua sot në Itali me pesë vite burg për krimin e shkatërrimit të pronës, dhe vdekjen e 6 personave. Ka edhe ish-zyrtarë të tjerë që morën denime më të lehta.

Në tragjedinë në rrugën Fereggiano kur lumi doli dhe mori përpara gjithcka, në vitin 2011, humbën jetën 3 shqiptarë, mes 6 të vdekurve nga tragjedia.

Shpresa Djala, një mama 29 vjeçare vdiq nga përmbytja së bashku me dy vajzat e saj të vogla, Gioia 8 vjeç dhe Janissa që kishte vetëm 10 muaj, vajzat që sapo po dilnin nga shkolla, ndërkohë që mamaja e tyre shqiptare i priste te dera e shkollës. Po ashtu humbi jetën Serena Costa 18 vjeçe, Angela Chiaramonte 40 vjeç që shkoi të merrte djalin meqë i kërkoi ndihmë por nuk arriti dhe Evelina Pietranera 15 vjeç që po dilte nga shkolla.

Shqiptari Flamur Djala, bashkëshorti i Shpresës dhe babai i dy vajzave të vogla, të treja të humbura në tragjedi, foli për mediat italiane pas dhënies së vendimit.

“Jam i kënaqur” shpjegon ai, në atë kohë kur ndodhi ngjarja shtetas shqiptar, por që tani ka marrë pasaportën italiane.

“Por ky vendim nuk më ndryshon dot asgjë sepse të gjithë të mitë, tashmë kanë vdekur, dhe asgjë nuk mi kthen dot mbrapsh. Por, ka thënë Djala në sallën e gjyqit, të paktën këta këtu, do të vuajnë pak. Shpresoj tani që zoti të bëjë punën e tij me ta, dhe ti cojë në ferr” thotë shqiptari.

Edhe babai i Serenës, 18 vjeç që humbi jetën atë ditë, shprehet i kënaqur. “U konfirmua gjithcka, mungesa e përgjegjësisë” tha ai.

Tragjedia u filmua nga dhjetëra e dhjetëra celularë, u hodh nëpër rrjetet sociale. Njerëz që bërtisnin e kërkonin ndihmë, por askush nuk mund ti ndihmonte kur lumi i mori përpara.

vajzat.jpg

cifti.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ngjarje e rëndë në TIRANË, bie nga kati i tretë i pallatit, VDES GRUAJA
Autostrada e Kombit në kolaps, hapen trafikndarëset për lëvizjen në një sens (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.0076220035552979
array(1) { ["section"]=> string(120) "tragjedia-ku-humbi-jeten-nena-me-2-vogelushet-shqiptare-denohet-me-5-vite-burg-ish-kryebashkiakja-italiane-detaje-114385" }