Tragjedia me 15 të vdekur në Shkup, zbulohet shkaku i aksidentit: 7 të arrestuar, mes tyre pronari i agjensisë

Publikuar tek: rajon, më 12:28 14-03-2019 Tragjedia me 15 të vdekur në Shkup, zbulohet shkaku i aksidentit: 7 të arrestuar, mes tyre pronari i agjensisë

Frenat teknikisht të parregullta dhe shpejtësia e madhe janë arsyet kryesore për aksidentin e autobusit në Llaskarc të Maqedonisë ku humbëj jetën 15 persona.

Mediat maqedonase bëjnë të ditur se lidhur me këtë Prokuroria kërkuar procedurë kundër shtatë personave, të cilët janë arrestuar.

Prokurori Sasho Rajçev sot në konferencë për shtyp tha se PTHP-ja do të kërkojë arrest kundër tyre dhe do t’i caktohen masa sigurie.

“Ekspertiza tregoi se arsyet kryesore për aksidentin kanë qenë frenat teknikisht të parregullta të autobusit dhe shpejtësia e madhe e lëvizjes mbi atë të lejuarën për shkak të së cilës shoferi e ka humbur kontrollin e autobusit. Shoferi ka lëvizur me 99 kilometra në orë, ndërsa shpejtësia e lejuar është 80 kilometra në orë”, tha Rajçev, raportojnë mediet maqedonase.

Ai shtoi se ekspertiza tregoi se shoferi nuk e ka përdorur telefonin gjatë momentit të aksidentit.

Janë arrestuar shtatë persona, midis të cilëve pronari i kompanisë “Durmo turs” dhe shoferi i autobusit.

Aksidenti ka ndodhur më 13 mars, kur autobusi i kompanisë “Durmo turs” me 51 udhëtarë doli nga rruga Tetovë-Shkup dhe ra në humnerë pasi e depërtoi bordurën mbrojtëse në autostradë.

Në këtë aksident humbën jetën 15 persona, ndërsa 39 të tjerë u plagosën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0064101219177246
array(1) { ["section"]=> string(114) "tragjedia-me-15-te-vdekur-ne-shkup-zbulohet-shkaku-i-aksidentit-7-te-arrestuar-mes-tyre-pronari-i-agjensise-156393" }