Tragjedia me 35 të vdekur, habit këshilltari italian i Bashës, bën për ‘një lekë’ politikanët e shtetit fqinj, falenderon Shqipërinë

Publikuar tek: barometri, më 08:06 16-08-2018 Tragjedia me 35 të vdekur, habit këshilltari italian i Bashës, bën për ‘një lekë’ politikanët e shtetit fqinj, falenderon Shqipërinë

Disi i habitshëm ky reagim i këshilltarit italian të kreut të PD Lulzim Basha.

 

Roberto Caparrotta, i cili prej vitesh jeton në Shqipëri, komenton situatën tragjike në Genova si pasojë e shembjes së urës ku deri tani kanë gjetur vdekjen 37 persona dhe janë plagosur rëndë 15 të tjerë.

Caparrotta bën “për një lekë” politikanët italianë dhe falenderon Shqipërinë për faktin që i dha mundësinë të krijojë këtu të ardhmen pasi sipas tij, italianët kanë përmirësuar vetëm mafjen.

"Turp!

Taksat taksat taksat vetëm taksat që u keni grabitur njerëzve më të mirë në botë, ja arritët të poshtëroni vendin më të bukur në botë, arritët të dërgonit në krizë një nga vendet më të fuqishme në botë. Ne i kishim të gjitha industrinë, turizmin, zejtarinë, modën, futbollin... një popull me profesionistë të mëdhenj.

U treguat të zotë sepse nuk ishte e lehtë ta sillnit Italinë në këto nivele të ulëta. S' mundët të rregullonit  një urë. Falenderoj Shqipërinë që më dha këtë shans për të ndërtuar një të ardhme që ju kampionët italianë s’ma dhatë dot. Turp për ju!

Ju arritët të përmirësonit vetëm mafien”, shkruan këshilltari i Bashës i cili mesa duket ndjehet mirë në këtë vend.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02162504196167
array(1) { ["section"]=> string(134) "tragjedia-me-35-te-vdekur-habit-keshilltari-italian-i-bashes-ben-per-nje-leke-politikanet-e-shtetit-fqinj-falenderon-shqiperine-131256" }