Tragjedia me 39 të vdekur në Angli/ Flet familja e viktimës së parë të identifikuar, policia arreston 3 persona (FOTO)

Publikuar tek: bota, më 12:51 26-10-2019 Tragjedia me 39 të vdekur në Angli/ Flet familja e viktimës së parë të identifikuar, policia arreston 3 persona (FOTO)

Ngujen Thi Fong dhe Fam Van Thin, janë prindërit e 26 vjeçares vietnameze, që dyshohet të jetë një nga 39 viktimat e tragjedisë në Angli. Ata jetojnë në një banesë të vogël në Ngen, një qytet në provincën Ha Tin të Vietnamit.

Familja gjendet në kushte të vështira ekonomike. Ata të dy së bashku, fitojnë 400 dollarë në muaj, dhe gjithë pasurinë që kishin ia dhanë vajzës për të emigruar në Britani, në kërkim të një jetë më të mirë. 

Shtëpia e tyre ka formën e një barake të vogël, me çati metalike të ndryshkur, tulla të vjetëruara, dhe një flamur vietnamez që valëvitet në hyrje të saj.

Megjithëse, Policia e Essex-it ende nuk ka një konfirmim zyrtar, se vajza e tyre është një nga viktimat, familja ka pak shpresa.

Babai i saj thotë se kjo ishte gjëja më e dhimbshme, ka humbur njeriun më të shtrenjtë të jetës. Ai thotë se po ta kishte ditur që rrugëtimi do të kishte qenë i tillë, nuk do ta kishte dërguar vajzën. Por trafikantët i kishin premtuar se ishte mënyrë e sigurt.

“Kam humbur njeriun më të shtrenjtë për mua. Ajo ishte vajza ime e vetme, kam humbur jetën time. Nëse do e kisha ditur se rrugëtimi i saj do të pritej në mes, kurrsesi nuk do e lejoja emigrimin e saj. Mendova për më mirë. Ata më siguruan se gjithçka do shkonte mirë”, thotë babai i 26 vjeçares.

Ndërsa e ëma kërkon me dorë në zemër ti sjellin trupin e vajzës, të ketë një varr ku ta qajë. 

Policia atje ka arrestuar tre persona si të dyshuar, çiftin që ishin pronarët e kompanisë së transportit dhe dhe shoferin që drejtonte kamionin, i cili tha se kishte hapur dyert për disa shkresa dhe papritur kishte parë të vdekurit.

q3-4.jpg

26 vjeçarja, Pham Thi Tra My, një nga 39 viktimat e tradegjisë (e dyshuar)

babai.jpg

Babai i 26 vjeçares, Pham Thi Tra My

nena.jpg

Nëna e 26 vjeçares, Pham Thi Tra My

ar.jpg

Pronarët e kamionit, të arrestuar nga policia

ar.jpg

Shoferi i kamionit, i arrestuari i 3-të i policisë

sht.jpeg

Banesa ku jetonte vajza në Vietnam

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011811971664429
array(1) { ["section"]=> string(121) "tragjedia-me-39-te-vdekur-ne-angli-flet-familja-e-viktimes-se-pare-te-identifikuar-policia-arreston-3-persona-foto-183575" }