Tragjedia me tre fëmijë të vdekur, sot ditë zie në Kumanovë

Publikuar tek: rajon, më 11:21 25-02-2020 Tragjedia me tre fëmijë të vdekur, sot ditë zie në Kumanovë

Dita e sotme në Kumanovë të Maqedonisë ëshët shpallur ditë zie, pas shpërthimit të bombolës së gazit, ku humbën jetën tre fëmijë dhe një burrë 58 vjeçar.

Ndërkohë mbetët të plagosur shtatë persona, të cilët  po mjekohen në klinikat e Shkupit, ndërsa një pjesë e tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Flamujt janë lëshuar në gjysmë shtizë, ngjarjet kulturore, sportive dhe argëtuese janë anuluar.

Vendimin për shpalljen e 25 shkurtit për Ditë zie dje e propozuan këshilltarët në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Kumanovës.

Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski dhe Këshilli i komunës paralajmëruan mbështetje institucionale dhe joinstitucionale për familjet Alimi dhe Sakipi. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0064640045166016
array(1) { ["section"]=> string(65) "tragjedia-me-tre-femije-te-vdekur-sot-dite-zie-ne-kumanove-196370" }