Tragjedia në detin Mesdhe, kryeministri italian Renzi: Po përballemi të vetëm

Publikuar tek: bota, më 17:44 19-04-2015 Tragjedia në detin Mesdhe, kryeministri italian Renzi: Po përballemi të vetëm

Një një delkaratë në lidhje me tragjedinë ku një peshkarexhë me 700 emigrantë u mbyt gjatë natës në Kanalin e Siçilisë, kryeministri italian Mateo Renzi tha se Italia shpesh herë përballet e vetme në shpëtimin e emigrantëve.

Ai kërkoi që Italia të mos mbetet e vetme, jo vetëm në përpjekjet pët të shpëtuar emigrantët por në zgjidhjen e krizës së emigrimit dhe trafikut njerëzor. Renzi u shpreh se Italia është e vendosur të gjejë trafikantët përgjegjës për tragjedinë dhe ti nxjerrë ata përpara drejtësisë. 

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka shprehur nëpërmjet një postimi në Twitter, ngushëllimet ndaj familjeve të emigrantëve që humbën jetën tragjikisht në detin Mesdhe në një tentativë për të shkuar në Itali. Bushati bëri apel për një keagim kolektiv ndaj kësaj situate.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0087940692901611
array(1) { ["section"]=> string(80) "tragjedia-ne-detin-mesdhe-kryeministri-italian-renzi-po-perballemi-te-vetem-9187" }