Tragjedia në familjen Tola në Bulqizë/ Del nga rreziku për jetën 16 vjeçarja që humbi nënën, motrën dhe vëllain

Publikuar tek: aktualitet, më 12:11 17-02-2020 Tragjedia në familjen Tola në Bulqizë/ Del nga rreziku për jetën 16 vjeçarja që humbi nënën, motrën dhe vëllain

“16 vjeçarja“ e mbijetuar e tragjedisë në Ostrimë të Madhe të Bulqizës, Merita Tola është jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se ajo është transferuar nga spitali i Traumës në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Sakaq, bëhet me dije se vajza do t’i nënshtrohet një kontrolli psikologjik dhe do të dërgohet në Bulqizë.

Kujtojmë që në Ostrimë të Madhe humbën jetën nëna e Meritës, Rajmonda Tola, 40 vjeçe, së bashku me djalin Fatjonin, 16 vjeç dhe vajzën e madhe Rudinën, 22 vjeçe.

Ka qenë kunata e Rajmondës ajo që i ka gjetur të pajetë trupat e 3 familjarëve, ndërsa Meritën e ka nisur me urgjencë drejt spitalit.

Në fillim u mendua se shkak i tragjedisë u bë rrjedhja e bombulës së gazit, ndërkohë ditën e djeshme u gjet në banesë një shishe 50 gramshe në banesë, e cila çlironte erë të rëndë dhe mbante pesticide për patate.

Ndërkohë shishja është dërguar për ekzaminim në laborator, ku dhe priten rezultatet përfundimtare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076038837432861
array(1) { ["section"]=> string(116) "tragjedia-ne-familjen-tola-ne-bulqize-del-nga-rreziku-per-jeten-16-vjecarja-qe-humbi-nenen-motren-dhe-vellain-195473" }