Tragjedia në Itali, kush është shqiptari që shkaktoi vdekjen e 3 personave në Itali (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:40 15-08-2017 Tragjedia në Itali, kush është shqiptari që shkaktoi vdekjen e 3 personave në Itali (EMRI)

Identifikohet shqiptari që shkaktoi një aksident tragjik mbrëmë në Itali, ku si pasojë mbetën të vdekur tre persona.

Ngjarja ndodhi në rrugën 16a në periferi të Trani në Puglia natën e mbrëmshme, pas përplasjes së dy automjeteve me njëra-tjetrën.

Sipas mediave italiane shoferi ishte i dehur në timon dhe është identifikuar si Alensio Serjani lindur në Puglia.  

Mësohet se shqiptari i cili drejtonte mjetin tip “Fiat Stilo” ka përplasur makinën “Toyota Aygo” ku udhëtonin tre viktimat.

Sipas mediave italiane pas përplasjes makina e viktimave ka shpërthyer në flakë duke bërë që fatkeqësisht tre personat të gjenden të gjithë të djegur dhe pa asnjë shenjë jete. Ndërkohë, Serjani është plagosur dhe është dërguar në gjendje shoku në spital, ku ndodhet nën arrest.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Për 14 ditë Shqipëria u dogj, këto janë informacionet që policia ka çuar në Prokurori
Çako takon ambasadorin Ito: Të ndërtojmë ura bashkëpunimi, Shqipëria siguron biznesmenët dhe turistët japonezë »
Article Logic
Execution time: 0.010581016540527
array(1) { ["section"]=> string(93) "tragjedia-ne-itali-kush-eshte-shqiptari-qe-shkaktoi-vdekjen-e-3-personave-ne-itali-emri-89161" }