Tragjedia në Kanada, kush është SHQIPTARI që ndihmoi viktimat e sulmit, JEHONË në mediat e huaja

Publikuar tek: aktualitet, më 15:29 24-04-2018 Tragjedia në Kanada, kush është SHQIPTARI që ndihmoi viktimat e sulmit, JEHONË në mediat e huaja Bes Kondi

Metropoli kanadez ditën e djeshme përjetoi një tragjedi të vërtetë, pasi një fugon përplasi një turmë këmbësorësh në Toronto.

Tragjedia ndodhi pikërisht në “Champs-Elysee", në Young Street. Mediat e huaja raportuan ngjarjen minutë pas minute, por edhe një shtetas shqiptar u përfshi në këtë ngjarje, fatmirësisht jo si pjesë e sulmit, por si një person që i erdhi në ndihmë shumë të lënduarve nga ngjarja tragjike.

Bëhet fjalë për shtetasin Bes Kondi, i cili punon në kryqëzimin Yonge dhe Finch, aty ku nisi dhe tragjedia. Kondi ka rendur menjëherë jashtë zyrës për të dhënë ndihmën e shpejtë, dhe shihet bashkë me policët teksa ndihmon të lënduarit. Sakaq, mediat botërore e kanë komentuar këtë ngjarje, pa lënë mënjanë edhe shqiptarin që bëri gjestin human. Prestigjiozja kanadeze Toronto Star, përshkruan edhe fjalët që Besi Kondi ka shkëmbyer me të lënduarit.

Më vonë shtetasi shqiptar ka dhënë dhe një prononcim të shkurtër ku ka rrëfyer tronditjen nga ngjarja e rëndë, dhe si e përjetoi gjithë atë tension. Kondi ka emigruar në Kanda së bashku me familjen që në moshën 14-vjeçare, dhe prej kohësh punon në biznesin e tij.

Screenshot_8.jpg 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Zhulsa, qafë palarë...’ Rrahu me shkop fëmijët, PEZULLOHET në vend mësuesja e pashpirt
Dëshmon në Itali Nazer Seiti, zbardhen detaje »
Article Logic
Execution time: 0.012052059173584
array(1) { ["section"]=> string(101) "tragjedia-ne-kanada-kush-eshte-shqiptari-qe-ndihmoi-viktimat-e-sulmit-jehone-ne-mediat-e-huaja-118132" }