Tragjedia në Londër, Mbretëresha dhe Princi i Anglisë zbresin në terren, ndihma për të mbijetuarit

Publikuar tek: bota, më 20:46 16-06-2017 Tragjedia në Londër, Mbretëresha dhe Princi i Anglisë zbresin në terren, ndihma për të mbijetuarit

Mbretëresha Elizabet dhe Princi William kanë vizituar zonën e kullës Grenfell, ku një zjarr masiv ka tronditur jo vetëm Londrën por gjithë botën.

Në këtë ngjarje është konfirmuar nga policia se deri më tani kanë humbur jetën 30 persona, por fatkeqësisht sipas hetimeve që po bëhen, numri i të vdekurve pritet të rritet.

Ende nuk është gjetur shkaku i zjarrit që shpërtheu të mërkurën rreth orës 01:00 dhe që mori jetën e dhjetëra njerëzve, por Komandanti i policisë Metropolitane Stuart Cundy bashkë me grupin e tij hetimor po bëjnë çdo gjë që kjo çështje të zbardhet.

Gjatë vizitës në Grenfell, Mbretëresha nderoi zjarrfikësat për trimërinë e tyre dhe vullnetarët që ofruan mbështetje për bujarinë e pabesueshme. Ajo ka shpërndarë dhe dhuruar ushqime për personat e mbijetuar nga zjarri.

Ditë e djeshme dhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora i ka dhënë mbështetjen gjithë të plagosurve duke shpërndar ushqime dhe veshje.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Trump e pranon se është nën hetim të FBI-së dhe nuk kursen sharjet për Prokurorin e Përgjithshëm
E rrallë, nxirret guri i çmuar smerald plot 360 kg, vlen 300 milion euro (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.0097548961639404
array(1) { ["section"]=> string(102) "tragjedia-ne-londer-mbreteresha-dhe-princi-i-anglise-zbresin-ne-terren-ndihma-per-te-mbijetuarit-82773" }