Tragjedia në New York, shqiptari me të motrën përplasen për vdekje nga një mjet

Publikuar tek: bota, më 16:39 01-11-2015 Tragjedia në New York, shqiptari me të motrën përplasen për vdekje nga një mjet

Një përplasje makine për Halloween u kthye në një tragjedi të shtunën në mbrëmje kur një makinë u përplas me një grup njerëzish me kostume Halloween-i, duke lënë tre të vdekur të vdekur, mes tyre dhe dy të rinj shqiptarë.


I vdekur ka mbetur Kristian Leka, 24 vjeç dhe motra e tij 10 vjeçare. Nga aksidenti i rëndë ka humbur jetën edhe një person i huaj ndërsa janë plagosur 4 të tjerë.

“Ishte edhe një vajzë e re në anë të makinës. Ajo ishte sikur donte të thoshte: a më ndihmon dot njeri? Po bërtiste dhe po i thosha: çfarëdo të bësh, mos lëviz”.

Louis Perez, një 65 vjecar, një veteran ushtrie, që ka marrë edhe medalje për shërbimin e tij në Vietnam, u deklarua i vdekur në spital.

“Ishte gjyshi më i mirë në botë. Merrte mbesat cdo ditë nga shkollat, dhe kujdesej për to. i adhuronte. Ato do ta ndjejnë mungesën e gjyshit” thotë një familjare e Perez. Mbesa e tij 10 vjeçare Nyanna Aquil që ishte veshur për Halloween si një mace, u çua në spital, por nuk ia doli dot. Motra e vet tre vjeçare Jasmina ka thyerje të gjurit nga përlplasja.

“Vajza ime ishte vajza më e mirë në botë. Nuk më ka dhënë asnjë shqetësim asnjëherë. Pëlqente të kërcente. Donte të bëhej një yll kërcimi. Ishte një vajzë shumë e bukur” thotë nëna e saj 37 vjeçare Natalia Perez.

Një tjetër person u deklarua i vdekur sipas policisë, Kristian Leka, 24 vjeç që ishte duke parë motrën e tij të vogël Fiona 10 vjeç u deklarua i vdekur.

Xhaxhai i Kristianit, Lush Kanaj, 64 vjeç thotë se makina ishte shumë shpejt, ndërsa Kristiani ishte duke kërkuar një vend të qetë dhe të sigurt për motrën e tij. “Ai arriti ta shpëtojë motrën. Por makina ishte drejtpërdrejt me të dhe më pas u përplas në mur. Nuk e di se çfarë e detyroi shoferin të reagonte kështu” thotë xhaxhai i djalit që u deklarua i vdekur, ndërkohë që motra e vet pati vetëm thyerje të krahut.

Tragjedia ndodhi në orën 4.50 p.m me orën lokale në Morris Park Avenue afër Radcliff Avcenue në Morris park.

kris-leka.jpg

Kristian Leka

aksidentshqiptarUSa

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012316942214966
array(1) { ["section"]=> string(84) "tragjedia-ne-new-york-shqiptari-me-te-motren-perplasen-per-vdekje-nga-nje-mjet-24424" }