Tragjedia në shkretëtirë, dy prindërit humbën jetën pasi harxhuan ujin për të mbajtur gjallë fëmijën

Publikuar tek: bota, më 20:55 08-08-2015 Tragjedia në shkretëtirë, dy prindërit humbën jetën pasi harxhuan ujin për të mbajtur gjallë fëmijën

Tre shtetas francezë u gjetën të martën në një shkretëtirë të Meksikës. Dy prindërit, David Steiner dhe Ornella Steiner kishin ndërruar jetë por djali i tyre 9 vjeçar ishte ende gjallë.

Ata u gjetën në mes të shkretëtirës në New Mexico nga patrulla e policisë, djali ishte shtrirë përkrah trupit të pajetë të të atit, ndërsa trupi i nënës ndodhej disa metra më larg.

Sipas policisë meksikane, prindërit humbën jetën gjatë aventurës së tyre në shkretëtirën ku temperaturat arrinin deri në 101 gradë, raporton AP. Atyre u mbaruan rezervat e ujit që kishin me vete dhe vdiqën si pasojë e dehidratimit, por çuditërisht djali 9 vjeçar ishte mirë dhe i hidratuar. Policia tha se gjatë rrugës, prindërit e harxhuan ujin për të mbajtur të hidratuar djalin e tyre.

Në mes të rrugës nëna u tha atyre të vazhdojnë rrugën ndërsa ajo do të kthehej të merrte makinën, por në gjysëm të rrugës, u rrëzua në tokë.

Babai vijoi rrugën pa e ditur që e shoqja kishte rënë pa ndjenja. Ai eci edhe disa metra e më pas u rrëzua përdhe.

Autoritetet meksikane u shprehën se çifti francez bëri gabimin fatal duke u nisur në shkretëtirë me rezerva të pakta uji. Mendohet se kur prindërit e kuptuan se po u mbaronte uji, ata vendosën të mos pijnë më vetë, por t’i jepnin nga pak ujë çdo disa metra rrugë djalit të tyre.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013653039932251
array(1) { ["section"]=> string(105) "tragjedia-ne-shkretetire-dy-prinderit-humben-jeten-pasi-harxhuan-ujin-per-te-mbajtur-gjalle-femijen-18027" }