TRAGJIKE/ 29 vjeçari me koronavirus HIDHET nga KATI i TRETË i spitalit 'SHEFQET NDROQI', VDES në vend

Publikuar tek: aktualitet, më 07:17 13-08-2020 TRAGJIKE/ 29 vjeçari me koronavirus HIDHET nga KATI i TRETË i spitalit 'SHEFQET NDROQI', VDES në vend Ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në spitalin "Shefqet Ndroqi", ku trajtohen personat e infektuar me CVOID-19.

Një 29 vjeçar me inicialet XH.K është hedhur nga kati i tretë i këtij spitali, ku po kurohej për koronavirusin, duke bërë terapinë me serume dhe injeksione.

29 vjeçari ka ndërruar jetë në vend, ndërkohë që policia po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

"Më datë 13.08.2020, rreth orës 04:30 të mëngjesit, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3 i një spitali shtetasi XH.K., 29 vjeç, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.", njofton policia. 


Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011353015899658
array(1) { ["section"]=> string(104) "tragjike-29-vjecari-me-koronavirus-hidhet-nga-kati-i-trete-i-spitalit-shefqet-ndroqi-vdes-ne-vend-216963" }