Një ngjarje e kobshme është regjistruar ditën e sotme në spitalin e Kosovës.
Mësohet se një 29-vjeçare e cila ishte 7-muajshme shtatzënë ka vdekur pasi ishte e infektuar me Covid-19.
Pavarësisht përpjekjes së mjekëve as mamaja dhe as foshnja në bark nuk ka mundur të mbijetojë.
Mediat kosovare bëjnë me dije se është tentuar të kontaktohet me spitalin, por pa sukses. As zyra për informim e QKUK-së nuk kanë folur për rastin.