Tragjike: Dasma kthehet në mort, 26 të vdekur, mes tyre fëmijë

Publikuar tek: bota, më 13:14 09-03-2017 Tragjike: Dasma kthehet në mort, 26 të vdekur, mes tyre fëmijë

26 persona kanë humbur jetën, ndërsa po festonin në një dasëm.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një fshat pranë qytetit irakian Tikrit, ku dy kamikazë të ISIS kanë hedhur veten në erë në mes të dasmorëve, duke vrarë shumicën prej tyre.

Sipas CCN fillimisht ka shpërthyer kamikazi i parë, duke hedhur vetën në erë nga një jelek shpërthyes që mbante veshur, teksa kishte hyrë në mes të turmës që po vallëzonte, ndërsa i dyti ka hapur zjarr ndaj atyre që shkuan për të ndihmuar të lënduarit.

Një zëdhënës i qeverisë lokale tha se fatkeqësisht shumica e viktimave ishin fëmijë.

Ashtuquajturi Shteti Islamik ka marrë përsipër sulmin kamikaz, ndërsa kishte nën shënjestër një mbledhje të Forcave të mobilizimit popullor, një koalicion i paramilitarëve kryesisht shiite të mbështetur nga Irani.

Mësohet se sulmuesit ishin përleshur me anëtarët e grupit para se të shpërthenin eksplozivët e tyre. Nga shpërthimi u plagosën edhe 25 persona të tjerë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tronditet Hollivudi, zbulohet skandali seksual me përmasa të mëdha
Njihuni me gjyshen në prag të 100-ave që ju bën “zbor” të rinjve (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.011525869369507
array(1) { ["section"]=> string(65) "tragjike-dasma-kthehet-ne-mort-26-te-vdekur-mes-tyre-femije-71318" }