Të paktën 41 perosna janë vrarë dhe më shumë se 80 të tjerë kanë mbetur të plagosur ditën e sotme nga një sulm kamikaz në kryeqytetin afgan, Kabul.
Synimi i sulmit ishte një organizatë kulturore Shia, si dhe Agjensia Afgane e Lajmeve. Autoritetet vendase mendojnë se pas sulmit fshihet organizata terroriste ISIS.
Sipas Ministrisë së Brendshme afgane ishte fillimisht një shpërthim që u pasua nga dy të tjerë, raporton BBC. Organizata terroriste ISIS ka qenë përgjegjëse për dhjetra sulme terroriste në Afganistan gjatë muajve të fundit.