TRAGJIKE/ Foshnja 1-muajshe vdes nga kequshqyerja, nëna kishte frikë të dilte nga shtëpia për shkak të koronavirusit

Publikuar tek: bota, më 19:38 04-12-2020 TRAGJIKE/ Foshnja 1-muajshe vdes nga kequshqyerja, nëna kishte frikë të dilte nga shtëpia për shkak të koronavirusit Ilustruese

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në zonën e Salernos në Itali, ku një foshnje vetëm 1 muajshe ka ndërruar jetë në spitalin Nocera, pasi ushte e kequshqyer.

Vajza e vogël u shtrua në spital në njësinë e kujdesit intensive, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte edhe pas përpjekjeve të mjekëve.

Sipas gazetës “La Città di Salerno”, foshnja ishte kequshqyer, pasi nëna kishte frikë nga koronavirusi dhe nuk dilte nga shtëpia si dhe refuzonte të kërkonte ndihmë.

Por kur gjendja shëndetësore e foshnjes u përkeqësua, prindërit shkuan me urgjencë në spital, por përpjekjet ishin të padobishme.

Prokuroria ka nisur një hetim për këtë çështje, ndërkohë që nëna akuzohet për vrasje të paqëllimshme ndaj foshnjes së saj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Akuzohet për korrupsion, arrestohet Kryebashkiaku i Liverpulit dhe 4 persona të tjerë
»
Article Logic
Execution time: 0.0104660987854
array(1) { ["section"]=> string(121) "tragjike-foshnja-1-muajshe-vdes-nga-kequshqyerja-nena-kishte-frike-te-dilte-nga-shtepia-per-shkak-te-koronavirusit-230205" }