Tragjike/ Gjendet e pajetë një grua 56-vjeçare brenda një makine në fshatin Partesh

Publikuar tek: rajon, më 20:20 13-01-2021 Tragjike/ Gjendet e pajetë një grua 56-vjeçare brenda një makine në fshatin Partesh Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në fshatin Partesh.

Mësohet se një grua 56-vjeçare është gjetur pa shenja jete brenda një makine, teksa lajmin e ka konfirmuar për mediat kosovare Ismet Hashani, zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Gjilanit.

“Ju njoftojmë se sot rreth orës 17:24  jemi njoftuar nga  qendra emergjente 112  se në Partesh një veturë është ndalur mes rrugës ku gjindet një femër që dyshohet se është pa shenja jete . Ndihma parë ka shku në at lokacion e cila ka konstatuar se personi është pa shenja jete . Rrethanat e vdekjes janë duke u hetuar”, ka thënë Hashani.

Trupi i pajetë i viktmës është dërguar për analiza mjekoligjore, për të zbuluar shkakun e vdekjes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Philips e thotë PRERË: Procesi i dialogut Prishtinë-Beograd po zvarritet, Perëndimi t’i japë ultimatum Serbisë
»
Article Logic
Execution time: 0.0097098350524902
array(1) { ["section"]=> string(89) "tragjike-gjendet-e-pajete-nje-grua-56-vjecare-brenda-nje-makine-ne-fshatin-partesh-234873" }