Tragjike, i riu shqiptar humb jetën në vendin e punës (Foto+Emri)

Publikuar tek: rajon, më 16:38 16-07-2020 Tragjike, i riu shqiptar humb jetën në vendin e punës (Foto+Emri) Erion Isufaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kosovë. Mësohet se një i ri nga Gllogjani i Deçanit ka humbur jetën në vendin e punës.

Lajmin e ka bërë me dije në Facebook kreu i kësaj komune, Bashkim Ramosaj. Ai shkruan se ka humbur jetën Erion Isufaj.

“Tronditës lajmi për ndarjen nga jeta e të riut nga Gllogjani i Deçanit Erion Afrim Isufaj. Erioni humbi jetën tragjikisht në vendin e tij të punës. Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të gjithëve për Erionin”, ka shkruar ai.

Stafi i newsbomb i shpreh ngushëllimet familjes Isufaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098140239715576
array(1) { ["section"]=> string(69) "tragjike-i-riu-shqiptar-humb-jeten-ne-vendin-e-punes-foto-emri-214020" }