TRAGJIKE/ Ishte në pritje për t'u bërë nënë, humb jetën për shkak të COVID-19 policja në Kosovë

Publikuar tek: rajon, më 09:20 11-08-2020 TRAGJIKE/ Ishte në pritje për t'u bërë nënë, humb jetën për shkak të COVID-19 policja në Kosovë Ilustruese

Ka shkuar në tre numri i policëve të vdekur në Kosovë, pasi një police që ishte shtatzënë ka humbur jetën për shkak të COVID-19.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur 3 ditë më parë, por vetëm sot është bërë publike, ndërsa e konfirmon edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës.

“Po, 3 zyrtarë deri më tani kanë humbur jetën, të cilët kanë qenë të prekur edhe nga COVID-19”, është shprehur ai.

Nuk dihet se në çfarë muaji të shtatzënisë ishte policja, ndërsa raportohet nga mediat kosovare se e ndjera po trajtohej për disa ditë në Kralevë të Serbisë, por nuk mundi dot ta fitojë betejën me COVID-19.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.008253812789917
array(1) { ["section"]=> string(100) "tragjike-ishte-ne-pritje-per-t-u-bere-nene-humb-jeten-per-shkak-te-covid-19-policja-ne-kosove-216765" }