Italia ka shënuar një numër të lartë të viktimave nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë.
Në 24 orët e fundit janë raportuar 993 vdekje, 347 prej të cilave në Lombardi.
Po ashtu janë rritur ndjeshëm edhe rastet e reja, pasi në 24 orë janë infektuar 23,225 persona.
Ky është numri më i lartë i vdekjeve dhe të infektuarve që nga fillimi i pandemisë. Pavarësisht karantinës dhe masave të marra nga qeveria italiane, numrat kanë vijuar të jenë të lartë.
Rastet e reja: 23,225 (dje 20,709 )
Rastet e testuara: 166,592 (dje 95,599 )
Tampona (diagnostikues dhe kontrollues): 226.729 (dje 207.143 )
Aktualisht pozitive: 759,982 (dje 761,230 )
Spitaluar: 31.772, -682 (dje 32.454, -357 )
Spitaluar në Kujdesin Intensiv: 3.597, -19 (dje 3.616, -47 )
Rastet totale pozitive: 1,664,829 (dje 1,641,610 )
Të vdekur: 58 038, +993 (dje 57 045 , 684 vdekje të regjistruara në 24 orë)
Totali i Shkarkuar / Shëruar: 846.809 (dje 823,335 )