Tragjike / Këngëtarja 35-vjeçare vdes në mes të koncertit, e zuri korenti

Publikuar tek: bota, më 12:31 20-07-2017 Tragjike / Këngëtarja 35-vjeçare vdes në mes të koncertit, e zuri korenti

Këngëtarja e njohur franceze Barbara Weldens ka ndërruar jetë në skenë gjatë një performance.

35-vjeçarja, e cila publikoi albumin e saj në shkurt të këtij viti, ishte duke dhënë koncert në rajonin Lot në jug perëndim të Francës.

Shkaku i vdekjes është i paqartë por spekulohet se ajo mund të ketë ndërruar jetë për shkak të kontaktit me energjinë elektrike.

Weldens pësoi arrest kardiak dhe pavarësisht ndihmës së parë nuk arriti të shpëtojë.

Në skenë kishte kamera dhe pajisje të tjera elektrike ndërsa ajo po këndonte zbathur, dhe dyshohet se ka shkelur një kabllo elektrik.

Policia po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarje që shokoi qindra të pranishëm. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031175851821899
array(1) { ["section"]=> string(76) "tragjike-kengetarja-35-vjecare-vdes-ne-mes-te-koncertit-e-zuri-korenti-86761" }