TRAGJIKE/ Makina hedh në ajër qytetarin tek vijat e bardha, policia ka pamjet dhe nuk ka arrestuar ende autorin (VIDEO - PAMJE TË RËNDA)

Publikuar tek: aktualitet, më 18:01 25-12-2019 TRAGJIKE/ Makina hedh në ajër qytetarin tek vijat e bardha, policia ka pamjet dhe nuk ka arrestuar ende autorin (VIDEO - PAMJE TË RËNDA) Momenti i aksidentit te 'Kryqezimi te Rinia' ne Vlore

Një aksident i rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në qytetin e Vlorës, aty ku një qytetar është përplasur nga një mjet tip Smart teksa kalonte vijat e bardha.

Ngjarja ka ndodhur në datë 23 dhjetor, në orën 20:09 të mbrëmjes, ndërsa autori-drejtues i mjetit që shkaktoi aksidentin nuk është gjetur ende nga Policia. Sipas denoncimit të mbërritur në redaksinën e newsbomb.al, familjarët e personit të aksidentuar i cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën, shprehen se Policia e di kush është autori i aksidentit por deri tani nuk e kanë ndaluar.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 23 dhjetorit në vendin e quajtur “Kryqëzimi te Rinia”, pranë Teatrit “Petro Marko”, ndërsa më herët është raportuar sikur ngjarja ka ndodhur në zonën e Skelës.

Video e mëposhtme tregon momenin kur mjeti tip Smart, ngjyrë e bardhë përplas personin që është duke kaluar te vijat e bardha dhe largohet.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ikën shirat por temperaturat ulen ndjeshëm, Shërbimi Ushtarak: Në zonat malore fillon dëbora
Toni Gogu, kreu i Këshillit bashkiak rrëfehet: Pse martova Erin me Ajolën në rolin e Pastorit, si e përjetova ceremoninë (RRËFIMI) »
Article Logic
Execution time: 0.011324882507324
array(1) { ["section"]=> string(137) "tragjike-makina-hedh-ne-ajer-qytetarin-tek-vijat-e-bardha-policia-ka-pamjet-dhe-nuk-ka-arrestuar-ende-autorin-video-pamje-te-renda-190355" }