TRAGJIKE/ Mbytet një 24 vjeçar në Liqenin e Shkodrës (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 18:26 15-08-2020 TRAGJIKE/ Mbytet një 24 vjeçar në Liqenin e Shkodrës (EMRI) Liqeni i Shkodres

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku në vendin e quajtur "Balshaj" 24 vjeçari Bekim Demaj është mbytur në liqen.

Nuk dihet ende cilat kanë qenë rrethanat e mbytjes së të riut, ndërkohë që policia po heton për të zbardhur ngjarjen.

Ditën e sotme edhe një 30 vjeçar është gjetur i mbytur në Durrës, ndërkohë që numri i eprsonave të mbytur në vendin tonë këtë vit është i madh.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion Paraprak

Më datë 15.08.2020 ora 17:10, në Liqenin e Shkodrës, në fshatin Grizhë, vendin e quajtur “Balshaj”, Malësi e Madhe, kanë qenë duke u larë katër persona, ku njëri nga djemtë i shtetasi B. D. 24 vjeç, banues në fshatin Ktosh, Malësi e Madhe, pasi është hedhur nga varka në liqen, nuk ka dalë nga uji.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor po punojnë për gjetjen e trupit në liqen.



Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010113954544067
array(1) { ["section"]=> string(63) "tragjike-mbytet-nje-24-vjecar-ne-liqenin-e-shkodres-emri-217238" }