TRAGJIKE në Elbasan/ Makina parakalon në krah të kundërt, 4 të VDEKUR, 3 të PLAGOSUR (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:14 23-09-2019 TRAGJIKE në Elbasan/ Makina parakalon në krah të kundërt, 4 të VDEKUR, 3 të PLAGOSUR (DETAJE) Foto nga aksidenti me 4 te vdekur e tre te plagosur

Thellohet bilanci i viktimave të aksidentit masiv të ndodhur mesditën e sotme në Elabsan.

Newsbomb.al mëson se nga përplasja e tre makinave në fshatin Papër kanë mbetur 4 viktima, mes të cilëve edhe një vajzë 25-vjeçare.

Gjithashtu kanë mbetur edhe 3 të plagosur, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ende nuk bëhet me dije identiteti i ndonjërit prej tyre.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë parakalimi i gabuar i njërit prej automjeteve.

Mësohet se është dashur ndihma e forcave zjarrfikëse për nxjerrjen e të aksidentuarve.

Sakaq, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

ghjk.png

dfhgkl.png

fghjkl.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.22528100013733
array(1) { ["section"]=> string(95) "tragjike-ne-elbasan-makina-parakalon-ne-krah-te-kundert-4-te-vdekur-3-te-plagosur-detaje-179494" }