TRAGJIKE në Francë: Mbyten në lumë vëlla e motër shqiptarë, reagon zv.kryeministri

Publikuar tek: bota, më 12:07 25-12-2019 TRAGJIKE në Francë: Mbyten në lumë vëlla e motër shqiptarë, reagon zv.kryeministri Foto ilustruese

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në komunën Montbrison të Francës, dy fëmijë të mitur shqiptarë nga Kosova janë mbytur në lumë.

Mediat franceze raportojnë se fëmijët të moshës 2 dhe 5 vjeç, motër e vëlla, ishin duke luajtur buzë lumit, kur dyshohet se djali ka rënë aksidentalisht në lumë. Më pas motra e tij është hedhur për ta shpëtuar por është rrëmbyer nga lumi.

Autoritetet franceze bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes ka qenë edhe nëna e fëmijëve, e cila ka tentuar t’i shpëtojë por nuk ia ka dalë.

Lumi Le Moingt ku ndodho tragjedia është fryrë shumë ditët e fundit për shkak të rreshjeve të shiut.

Nëna e fëmijëve ka pësuar traumë pas ngjarjes së rëndë dhe është dërguar në spital, ndërsa trupat e fëmijëve i janë nënshtruar autopsisë në morg.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe zv.kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli.

“Me dhimbje të thellë kam marrë lajmin për vdekjen e dy fëmijëve kosovar në Francë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për prindërit e fëmijëve, familjen dhe miqtë e tyre. Mendimet tona janë me ata në këto momente të vështira dhe misioni ynë diplomatik në Paris do të sigurojë të gjithë ndihmën e nevojshme për ata në këto momente të dhimbshme”, shkruan Pacolli.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011653900146484
array(1) { ["section"]=> string(87) "tragjike-ne-france-mbyten-ne-lume-vella-e-moter-shqiptare-reagon-zv-kryeministri-190330" }