Tragjike në Kosovë, 21-vjeçarja ndërron jetë gjatë lindjes me operacion

Publikuar tek: rajon, më 23:02 10-07-2020 Tragjike në Kosovë, 21-vjeçarja ndërron jetë gjatë lindjes me operacion Ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak çastesh në Kosovë, teksa mësohet se një 21-vjeçare ka ndërruar jetë.

E reja ngo Podujeva me iniciale D.P., ka humbur jetën pasi nuk e përballoi dot operacionin, teksa ishte duke sjellë në jetë fëmijën e saj.

Burime për Express brenda Klinikës Gjinekologjike tregojnë se lehona ishte sjellë në Klinikë në gjendje të rëndë dhe lindja i është kryer me urgjencë. Lajmin e ka konfirmuar infektologu Valbon Krasniqi.

“Mund të konfirmoj se nga shefi i Njësisë Intensive të Mjekësisë Intensive mu konfirmua se ka ndërru jetë pacientja nga komuna e Podujevës e cila para disa orëve për shkak të gjendjes urgjente është dërguar në spitalin e Gjinekologjisë për tu kryer lindja me anë të prerjes cezariane dhe fatkeqësish pas kthimit në intensivë nuk i ka mbijetuar infeksionit me Covid-19”, tha Krasniqi për mediet kosovare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094079971313477
array(1) { ["section"]=> string(77) "tragjike-ne-kosove-21-vjecarja-nderron-jete-gjate-lindjes-me-operacion-213487" }