Tragjike në Kosovë/ U gjetën të vdekur në banesë, djali autor i vrasjes së prindërve

Publikuar tek: rajon, më 17:57 23-01-2020 Tragjike në Kosovë/ U gjetën të vdekur në banesë, djali autor i vrasjes së prindërve

Mëngjesin e së mërkurës janë gjetur të vdekur një çift në oborrin e shtëpisë së tyre në rrugën ‘Jusuf Gërvalla’, në qytetin e Prizrenit.

 Burrë e grua Suada dhe Durim Hadri janë vrarë me armë zjarri pasi u kthyen nga Suedia për pushime.

Sipas policisë i dyshuar për vrasjen e tyre është djali i tyre A.Hadri, i cili është arratisur nga Kosova, pas vrasjes makabre të prindërve.

“Në orën 10:25 policia rajonale ka deklaruar se në rrugën ‘Jusuf Gërvalla’ në lagjen ‘Ortakoll’ janë dy trupa që dyshohet se janë të pajetë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipet e emergjencës po e hetojnë rastin”, ka deklaruar policia.

Në oborrin e shtëpisë, në vendin ku u vranë burri dhe gruaja janë gjetur dy gëzhoja të plumbave dhe një pistoletë, në afërsi të trupave të pajetë të Suada dhe Durim Hadrit. Autori i vrasjes ende nuk është arrestuar nga policia.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070619583129883
array(1) { ["section"]=> string(89) "tragjike-ne-kosove-u-gjeten-te-vdekur-ne-banese-djali-autor-i-vrasjes-se-prinderve-192942" }