Tragjike në Londër/ Punëtori i aeroportit dhe vajza e tij farmaciste vdesin në një ditë nga Covid-19

Publikuar tek: bota, më 12:13 28-03-2020 Tragjike në Londër/ Punëtori i aeroportit dhe vajza e tij farmaciste vdesin në një ditë nga Covid-19 Babai dhe vajza e tij

Një punëtor i aeroportit të Heathroë në Londër dhe vajza e tij humbën jetën brenda 24 orëve nga Covid-19.

Sudhir Sharma, 61 vjeç, vdiq të mërkurën pas kontaminimit me coronavirus, dhe në po të njëjtën ditë edhe vajza e tij 33 vjeçare e quajtur Pooja humbi betejën me sëmundjen.

Sipas "The Sun", kolegët e 61 vjeçarit e kanë cilësuar një tragjedi të madhe dhe situata e varrimit është më prekëse pasi e veja e tij dhe njëkohësisht e ëma e 33 vjeçares nuk mund të marrë pjesë në varrim për shkak të situatës. 

Vajza që ndërroi jetë ishte me profesion farmaciste dhe punonte në Sussex, raporton newsbomb.al. Teksa numri i të infektuarve nga Covid 19 në Britaninë e Madhe ka arritur në 14.543, ndërsa numri i viktimave është 759.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092229843139648
array(1) { ["section"]=> string(106) "tragjike-ne-londer-punetori-i-aeroportit-dhe-vajza-e-tij-farmaciste-vdesin-ne-nje-dite-nga-covid-19-200386" }