Tragjike në Pogradec, një grua gjendet e pajetë në banesë, brenda ishte dhe një fëmijë…

Publikuar tek: aktualitet, më 21:22 25-09-2020 Tragjike në Pogradec, një grua gjendet e pajetë në banesë, brenda ishte dhe një fëmijë…

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr.3 në qytetin e Pogradecit.

Një grua, identiteti i së cilës nuk bëhet me dije, është gjetur e pajetë në banesën e saj. Nuk dihen as rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, por mendohet se vdekja ka qenë për shkaqe natyrale. Po hetohet dhe pista e vetëvrasjes.

Policia ka gjetur trupin e pajetë që është transportuar në morg, ndërsa në banesë ka qenë edhe një fëmijë me aftësi të kufizuara i cili ishte me shenja jete. Fëmija është dërguar menjëherë në pediatrinë e qytetit.

Mësohet se një muaj më parë viktimës i kishte vdekur dhe bashkëshorti.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011234045028687
array(1) { ["section"]=> string(91) "tragjike-ne-pogradec-nje-grua-gjendet-e-pajete-ne-banese-brenda-ishte-dhe-nje-femije-221680" }