Tragjike/ Rrëzohet autobusi me 22 nxënës, 2 fëmijë humbin jetën, 5 të plagosur rëndë

Publikuar tek: bota, më 15:57 23-01-2020 Tragjike/ Rrëzohet autobusi me 22 nxënës, 2 fëmijë humbin jetën, 5 të plagosur rëndë

Mëngjesin e sotëm dy nxënës kanë humbur jetën  si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Gjermani.

Autobusi shkollor me 22 fëmijë të moshës 8-11 vjeç ka rënë  në një hendek dhe është përmbysur disa herë.

Sipas mediave Gjermane menjëherë në vendngjarje ka shkuar ambulanca për t'ju ardhur në ndihmë të aksidentuarve.

Ndërkaq, zëdhënësja e policisë Alexandra Hoodt është shprehur se janë plagosur rëndë edhe 5 femijë të tjerë ku aktualisht ndodhen në klinikat në Eisenach, Mühlhausen dhe Gotha.

Gjithashtu është bërë e ditur se 15 djem dhe vajza gjithashtu u plagosën lehtë, si dhe shoferi i autobusit, të cilët gjithashtu u transferuan në spitalet afër.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes ndërsa emrat e viktimave nuk janë bërë me dije.

83192392_1026365311079399_4452268952797577216_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018156051635742
array(1) { ["section"]=> string(88) "tragjike-rrezohet-autobusi-me-22-nxenes-2-femije-humbin-jeten-5-te-plagosur-rende-192934" }