TRAGJIKE/ Rritet numri i viktimave në Jerusalem, 37 të vdekur, mes tyre dhe fëmijë

Publikuar tek: bota, më 13:44 14-05-2018 TRAGJIKE/ Rritet numri i viktimave në Jerusalem, 37 të vdekur, mes tyre dhe fëmijë Foto nga vendngjarja

Minstria palestineze e Shëndetësisë ka bërë me dije se është rritur numri i viktimave, të mbetur të vrarë nga zjarri izraelit gjatë demonstratave përpara përurimit të ambasadës së SHBA në Jerusalem.

 Deri tani numri i viktimave është 37, dy fëmijë, të moshës 12 dhe 14, janë në mesin e viktimave, ndërsa më shumë se 900 protestues janë plagosur në Gaza deri më tani, sipas ministrisë.

Janë rreth 10,000 protestues të mbledhur në gardhin kufitar dhe mijëra më shumë brenda tij, sipas Forcave të Mbrojtjes të Izraelit. Përleshjet gjithashtu thuhet se kanë shpërthyer mes protestuesve dhe forcave të mbrojtjes izraelite në Betlehem. Ndërkohë demonstrata të mëdha pritet edhe më 15 maji.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010329008102417
array(1) { ["section"]=> string(86) "tragjike-rritet-numri-i-viktimave-ne-jerusalem-37-te-vdekur-mes-tyre-dhe-femije-120700" }