Një ngjarje e rëndë raportohet nga Klosi, ku një 55-vjeçar ka humbur jetën në minierën e kromit.
Burime nga policia bëjnë me dije se në minierën e kromit gjatë punës është dëmtuar duke gjetur vdekjen e menjëherëshme shtetasi P. M, rreth 55 vjeç, banues në Burrel.
Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor shkuan në vendin e ngjarjes ku nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se në minierën e kromit në Cërujë-Klos, shtetasi i lartëpërmendur me detyrë zjarrmëtar, gjatë punës për vendosjen e minës për të hapur vendin, dyshohet se një minë ka shpërthyer menjëherë duke mos i lënë kohë të largohet, dhe për pasojë i ka shkaktuar vdekjen e menjëherëshme.
Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes dhe sëbashku me Prokurorin e Gatshëm të Prokurorisë Mat, po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.