Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, ku një person ka ndërruar jetë në portin e Durrësit.
Sipas raportimeve paraprake, viktima ishte marinar i tragetit Adria dhe kishte origjinë greke.
Marinari që humbi jetën u identifikua si Dimitros Ntiros, 50 vjec, ndërsa sipas dyshimeve të para ai ka pësuar një arrest kardiak dhe më pas ka rënë pa shenja jete në det.