TRAGJIKE: Vdes te Infektivi 21 vjeçarja e prekur me Covid

Publikuar tek: aktualitet, më 10:43 15-07-2020 TRAGJIKE: Vdes te Infektivi 21 vjeçarja e prekur me Covid

Një 21 vjeçare me koronavirus ka ndërruar jetë pak minuta më parë në Spitalin Infektiv.

E reja ishte e konfirmuar pozitive me Covid-19 dhe e intubuar prej disa ditësh. Me vdekjen e 21 vjeçares shkon në 98 numri i viktimave nga ky virus.

Newsbomb.al mëson se ajo kishte sëmundje të tjera shoqëruese, ndërsa identiteti i saj nuk bëhet ende i ditur. Kjo është viktima me e re që ka humbur betejën me Covid-19 në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë pritet të japë informacion zyrtar për vdekjen e 21 vjeçares pasi ka të dhëna kontradiktore për shtrimin e saj në Spital.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0087220668792725
array(1) { ["section"]=> string(63) "tragjike-vdes-te-infektivi-23-vjecarja-e-prekur-me-covid-213882" }