TRAGJIKE/ Vdesin dy aktorët e njohur teksa po xhironin filmin

Publikuar tek: bota, më 11:27 18-01-2020 TRAGJIKE/ Vdesin dy aktorët e njohur teksa po xhironin filmin Aktoret qe humben jeten

Dy aktorë humbën jetën teksa po xhironin skenën për një seial televiziv meksikan.

Jorge Navarro Sánchez, 46 vjeç dhe Luis Gerardo Rivera, 30 vjeç, ishin në ‘Meksiko City’ duke filmuar një skenë për 'Sin Miedo a la Verdad', ‘Pa frikë nga e vërteta’.

Mësohet nga mediat e huaja se rreth 50 persona ishin duke punuar kur Navarro Sronchez dhe Gerardo Rivera rrëshqitën dhe ranë nga ura 16 metra mbi tokë.

Navarro Sánchez u shpall i vdekur në vendngjarje dhe Gerardo Rivera u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë por vdiq në spital disa orë më vonë.

Kujtojmë se Navarro Sánchez luajti një rol në serialin 2019 Netflix, 'Monarca', dhe në disa seri të tjera si 'Come Dice El Dicho' dhe 'La Rosa de Guadalupe'.

Ndërsa, Gerardo Rivera ka luajtur në 'El Señor de los Cielos,' midis projekteve të tjera.

82958067_194431005072014_481222141732192256_n.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024783134460449
array(1) { ["section"]=> string(67) "tragjike-vdesin-dy-aktoret-e-njohur-teksa-po-xhironin-filmin-192430" }