TRAGJIKE/ Vetëm 18 vjeç, ndahet nga jeta futbollisti i të rinjve të Skënderbeut

Publikuar tek: aktualitet, më 09:09 31-05-2020 TRAGJIKE/ Vetëm 18 vjeç, ndahet nga jeta futbollisti i të rinjve të Skënderbeut Dorian Tahirllari u nda nga jeta per shkak te nje semundje te rende

Është ndarë nga jeta dje në moshën 18 vjeçare Dorian Tahirllari, futbollisti të rinjve të Skënderbeut.

Prej kohësh djaloshi i talentuar vuante nga një sëmundje e rëndë, por me gjithë përpjekjen dhe operacionet e zhvilluara nuk ia doli të jetonte.

18 vjeçari kreu 5 operacione për të larguar masën tumorale, ndërsa shpeshherë familja e tij dhe media sportive bëri apel për ndihmë.

Lajmi ka tronditur qytetin juglindor, ndërsa është konfirmuar nga mediat lokale në Korçë.

I talentuar dhe me një dëshirë të madhe për t’u rikthyer, Doriani u nda në mënyrë të papritur dhe shumë shpejt nga jeta.

Stafi i newsbomb.al shpeh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe miqtë e të ndjerit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090389251708984
array(1) { ["section"]=> string(84) "tragjike-vetem-18-vjec-ndahet-nga-jeta-futbollisti-i-te-rinjve-te-skenderbeut-208475" }